Selektori i Kosovës flet për sfidën me Malin e Zi

Futboll

Selektori i Kosovës flet për sfidën me Malin e Zi

Nga: K. G. Më: 13 tetor 2019 Në ora: 18:26
Selektori i Kosovës flet për sfidën me Malin e Zi

Kosova në emocione, duan vetëm fitore dhe asgjë tjetër në përballje me Malin e Zi, në takimin që do të luhet nesër në orën 20.45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kombëtarja e Kosovës është e mobilizuar si asnjëherë me parë, sepse vetëm trepikëshi e kënaq dhe asnjë rezultat tjetër në duel me malazezët.  ‘Dardanët’  janë të përgatitur mjaft mirë dhe me Milot Rashicën e Vedat Muriqin, si dhe bashkëlojtarë të tjerë do të japin maksimumin, për të arritur tri pikë shumë domethënëse në kuadër të grupit A të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll.

Kosova është në pozitën e tretë me 8 pikë, ka katër me pak se Anglia dhe Çekia dhe Mali i Zi është në pozitën e katërt me vetëm 3 pikë. Mali i Zi ka një vit që nuk ka shënuar fitore, nga ajo në Vilnius kur e kishte mposhtur me 4:1 Lituaninë në kuadër të Ligës së Kombeve. Në fakt, Kosova ka zhvilluar vetëm një ndeshje me Malin e Zi deri me tash dhe atë në Podgoricë, kur ishte nda baras me rezultat 1:1 në kuadër të Euro 2020, sfidë që u luajt me 7 qershor. Mali i Zi me përzgjedhësin Safet Haxhibegiçin kërkojnë që të kthehen të pamposhtur apo me fitore pas asaj serie të zezë.  

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, foli për ndeshjen ndaj Malit të Zi dhe për gjasat në. “Unë nuk mendojë për Ligën e Kombeve, nuk është koha e duhur, për mua tani koha është të mendojnë për Malin e Zi sepse edhe këtu mund të arrijmë sukses.

Për mua asgjë nuk ka ndryshuar nga ndeshja Çeki-Angli, do t’i shkojmë ndeshjeve një nga një radhazi. Do të japim maksimumin, kështu të shohim çfarë do të ndodh. Nëse nuk do të kemi sukses do t’i kthehemi Maqedonisë”, tha Challandes.

Ai tha se presioni i bën mirë nganjëherë: “Presioni nganjëherë është i mirë nganjëherë i keq, por mua më pëlqen presioni. Ne do të luajmë futboll dhe t'i tregojmë kualitetet në fushë. Nuk ka presion të keq veç pozitiv”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat