Rashica befason para sfidës me Malin e Zi

Futboll

Rashica befason para sfidës me Malin e Zi

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 18:31
Rashica befason para sfidës me Malin e Zi

Ylli i Kosovës, Milot Rashica, i cili luan për Werder Bremenin, pas lëndimit është rikthyer në petkun e kombëtares së Kosovës dhe pritet të jetë në formën më mirë kundër Malit të Zi.

Futbollisti nga Vushtrria ka folur edhe për gjasat që ka Kosova për Malin dhe për të kaluar grupin. “Ne kemi besuar prej fillimit, kemi besim shumë të madh dhe besojmë se gjithçka është e mundshme. Duhet të shkojmë ndeshjes pas ndeshjes për të mbërritur aty ku duam të gjithë. Besoj që deri tash kemi bërë rrugëtim të mirë dhe çdo lojtar ka përvojë jashtëzakonisht të mirë.

Edhe pse Anglia ka humbur, normal na ka vështirësuar punën por pa marrë parasysh ne kemi pasur qëllimin që të hyjmë në çdo ndeshje për fitore”,  tha Rashica. “Kemi test të rëndësishëm dhe shpresojmë të kalojmë të gjitha testet, ndeshje pas ndeshje”, tha Rashica.

“Të gjithë e dimë se nuk do të jetë ndeshje e lehtë, u pa edhe në ndeshjen që kemi luajtur atje, por edhe në atë ndeshje kemi pasur shumë raste, por është dashur të shënojmë së paku edhe një herë më shumë.

Këtu e kemi përkrahjen e krejt tifozëve, dhe nëse i përmbaheni planit dhe taktikave që kemi, kemi gjasa të dalim me tri pikë dhe do ta japim maksimumin për ta arritur”, tha ai. Rashica tha se është gati 100% për këtë ndeshje. “Besoj se jam gati 100%.

Ndeshjen e fundit kam luajtur 90 minuta, ka qenë e vështirë kundër Frankfurtit në terren të vështirë, për këtë shkak në ditët e para të grumbullimit jam stërvitur vetë. Kam pasur kohë të rikuperohem dhe shpresoj të jam më të mirën në terren”, thotë Rashica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat