Pep e do edhe sezonin tjetër, veterani pranë rinovimit?

Futboll

Pep e do edhe sezonin tjetër, veterani pranë rinovimit?

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 20:27
Pep Guardiola

A do të qëndrojë Fernandinho për një sezon tjetër te Manchester City? Kontrata e mesfushorit defensiv skadon në fund të sezonit aktual.

Siç raporton anglezja The Sun, Citizens janë gati të rinovojnë për edhe një vit tjetër kontratën e 34-vjeçarit.

Braziliani ka që prej vitit 2013 që luan në Etihad dhe është kthyer në një prej lojtarëve kyçë të skuadrës së Guardiolës.

Megjithatë, pas blerjes së Rodri-t, ai ka luajtur më pak dhe kur është aktivizuar është rreshtuar në prapavijë për shkak të emergjencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat