“Sherr” te Argjentina për penalltinë, Lautaro e mbyll

Futboll

“Sherr” te Argjentina për penalltinë, Lautaro e mbyll

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 22:15
Lautaro

I aktivizuar si titullar në ndeshjes ndaj Ekuador, më pas i zëvendësuar në fillim të pjesës së dytë nga Dybala, sulmuesi argjentinas i Inter, Lautaro Martinez u shndërrua në protagonist në atë fitore 6-1 të Argjentinës, edhe pse pa shënuar asnjë gol.

Martinez ishte protagonist i një diskutimi me shokun e tij të skuadrës, Leandro Paredes, që ekzekutoi penalltinë në vend të tij. 

Të dy kanë debatuar mes tyre për atë penallti të minutës së 32’, të shndërruar në gol nga Paredes. Në përfundim Martinez i ka vënë kapakun debatit me një postim në Instagram: “Do më lërë penalltinë e radhës? Argjentina fitoi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat