Gjermania lehtësisht me Estoninë, Kroacia barazon me Uellsin

Futboll

Gjermania lehtësisht me Estoninë, Kroacia barazon me Uellsin

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 22:47
Pamje nga ndeshja

Gjermania e ka mposhtur me rezultat 3-0 në udhëtim Estoninë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

‘Panzerat’ luajtën me një futbollist më pak nga minuta e 14’ kur Emre Can u ndëshkua me të kuq, por kjo nuk i pengoi të shënoni fitore të lartë.

Ilkay Gundogan (52’ 58’) dhe Timo Werner (71’) shënuan në fitoren e skuadrës së Joachim Low që mbajnë hapin me Holandëm në grupin C me nga 15 pikë.

Ndërkohë, Uellsi nuk e ka mposhtur dot Kroacinë si vendas dhe kësisoj ka ulur gjasat për kualifikim në Euro 2020.

Ndeshja përfundoi baras 1-1.

Nikola Vlasic (9’) realizoi për kroatët, derisa Gareth Bale (45’) vulosi rezultatin përfundimtar.

Kroacia mban vendin e parë në grupin E me 14 pikë, kurse Uellsi në vendin e katërt me 8 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat