Inter, alarm në sulm për Conte

Futboll

Inter, alarm në sulm për Conte

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 00:16
Antonio Conte

Antonio Conte, ashtu sikurse i ndodhte shpesh herë edhe ish-trajnerit të Inter, Luciano Spalletti, është mallkuar nga aktiviteti dhe angazhimi i lojtarëve të tij me ekipet kombëtare. Kështu, për shkak të miqësores kundër Kolumbisë, ylli i zikaltërve, Alexis Sanchez po vuan një dëmtim në këmbën e majtë, pas ndrydhjes së ligamenteve të kaviljes.

Por nuk është vetëm kileni që shqetëson trajnerin Conte. Në pritje për të mësuar më shumë për gradën e dëmtimit dhe kohën e nevojshme të rekuperimit, tekniku i Inter ka nisur të ndjejë presionin para sfidës në transfertë ndaj Sassuolos.

Sikurse raporton këtë të dielë “Gazzetta dello Sport”, Conte dhe Inter do të vuajnë jo vetëm mungesën e Sanchez, por edhe atë të Sensit, pas dëmtimit të pësuar në përballjen ndaj Juventus. Sikur kjo të mos mjaftonte, pikërisht në lidhje me angazhimin me kombëtaren e Argjentinës, ylli tjetër i sulmit zikaltër, Lautaro Martinez do të bashkohet me ekipin në Milano, vetëm të premten.

Me Sanchez jashtë, Lukakun ende jo në formën e tij më të mirë, shtohen shanset për rikthimin si titullar të Politanos ndaj Sassuolos, i vetmi mes sulmuesve që qëndroi në Appiano gjatë këtij pushimi të kampionatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat