Pesë vite nga ngjarja e Beogradit, kur flamuri me simbolet kombëtare dhe me hartën e Shqipërisë natyrale tërboi serbët

Futboll

Pesë vite nga ngjarja e Beogradit, kur flamuri me simbolet kombëtare dhe me hartën e Shqipërisë natyrale tërboi serbët

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 10:50
Pesë vite nga ngjarja e Beogradit, kur flamuri me simbolet kombëtare dhe me hartën e Shqipërisë natyrale tërboi serbët

Janë bërë pesë vite nga 14 tetori i vitit 2014, kur u përballen mes vete për kualifikime të evropianit 2016 Serbia dhe Shqipëria.

Me tu mësuar shorti se dy shtetet do të jenë në të njëjtin grup ishte paraparë se do të ketë incidente mes tifozëve.

Por më 14 tetor ndodhi ajo që mori vëmendje të jashtëzakonshme në gjithë botën, pasi me të mbërritur ekipi kombëtar shqiptar në Beograd kishte presione të mëdha.

Posa kishin dalë ekipet në fushë për nxemje, tifozët serbë filluan thirrjet anti shqiptare, ndërsa u fishllye shumë edhe himni kombëtar.

Pak para fundit të pjesës së parë, më saktësisht në orën 21:27 minuta u ndërpre përfundimisht ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Gjyqtari anglez Martin Atkinson fillimisht ndërpreu takimin për hudhjen e mjeteve piroteknike në fushë, por në atë moment u shfaq flamuri me mbishkrimin ‘Autochthonus’, ku ishin edhe dy figurat e shquara kombëtare Ismail Qemaili e Is Boeltini.

Kjo revultoi tifozët që pushtuan fushën dhe goditën edhe futbollistët shqiptarë të cilët nuk u zbrapsën në asnjë moment duke luftuar për flamurin me simbole kombëtare dhe hartën e Shqipërisë natyrale.

Futbollistët shqiptarë deri sa kanë mbërritur në zhveshtore janë goditur si nga tifozët ashtu edhe nga policët serbë dhe në fund nuk pranuan të dilnin në fushë për ta vazhduar ndeshjen.

Shqiptarët flamurin me hartën e Shqipërisë natyrale nuk e lanë në dorën e serbëve, por e dorëzuan atë tek zyrtarët e shtëpisë më të madhe të futbollit evropian UEFA.

Pasi ndeshja nuk u zhvillua më kurrë ku u ndërpre, atëherë filloi të zhvillohej në seanca gjygjësore fillimisht në UEFA e pastaj edhe në CAS, me Gjykatën e Arbitrazhti sportiv në Lozanë që i dha tre pikët në tavolinë Shqipërisë.

Shqiptarët edhe njëherë triumfuan, duke ruajtur flamurin ndërsa turpi i takoi serbëve si gjithmonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat