Kombëtarja synon fitore për moral - Sot sfida me Moldavinë

Futboll

Kombëtarja synon fitore për moral - Sot sfida me Moldavinë

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 12:51
Kombëtarja shqiptare

Kombëtarja shqiptare do të luajë sot në mbrëmje sfidën e radhës së kualifikueseve të Euro 2020 me Moldavinë.

Kur kanë mbetur edhe 3 ndeshje nga fundi i kësaj fushate, skuadra jonë përfaqësuese e sheh veten t’i sfumohet ëndrra e evropianit pasi është praktikisht jashtë fazës finale të këtij kompeticioni dhe kjo erdhi pas humbjes me Turqinë në mbrëmjen e së premtes.

Për kuqezinjtë e Edi Rejas që në konferencën për shtyp deklaroi se do bëjë pak ndryshime në formacion në krahasim me sfidën ndaj ekipit turk, do të kërkojë që ndaj Moldavisë të fitojë për të fshirë atë shije të hidhur që i la sfida me skuadrën turke. Pasditen e së dielës, Kombëtarja kuqezi ka zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore në stadiumin Zimbri të Chisinaut për të përcaktuar edhe detajet e fundit të përgatitjeve për këtë ndeshje.

Pas 7 ndeshjeve të kualifikueseve të Euro 2020, skuadra jonë përfaqësuese ndodhet në vendin e katërt në Grupin H me 9 pikë dhe matematika e lejon të shpresojë për të arritur të paktën në vendin e tretë pasi diferenca me Islandën është 3 pikë dhe ndeshja direkte e favorizon dhe një fitore me Moldavinë mund ta ndihmojë shumë edhe në këtë aspekt. Ndeshja e mbrëmjes së sotme mes Moldavisë dhe Shqipërisë do të transmetohet drejtpërdrejt në platformën Digitalb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat