Kushtrim Mushica: Kosova do të fitojë 3-0 ndaj Malit të Zi

Futboll

Kushtrim Mushica: Kosova do të fitojë 3-0 ndaj Malit të Zi

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 18:58
Kushtrim Mushica

Ish portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Kushtrim Mushica, ka thënë se Kosova do të fitojë me rezultat 3-0 ndaj Malit të Zi.

Kështu ka thënë ai në emisionin Info Magazine,, duke shtuar se Dardanët e kanë dëshmuar edhe më herët se kur është e domosdoshme fitorja, ata e arrijë.

“Stilin e lojës të cilin tashmë e ka krijuar Kosova, ka sjellë rezultate shumë të mira – lojë të them kështu në momente edhe agresive sepse kur nuk e kemi topin nuk është se luajmë shumë në defanzivë”.

“Më duhet të them se duhet pasur kujdes sepse edhe Mali i Zi e ka një skuadër të fortë. Mirëpo prapë se prapë nuk mendoj se duhet të ndryshojmë ndonjë gjë”.

“Profili i futbollistëve që i kemi mendoj se është i mirë. Unë po mendoj që këtë lojë do ta fitojmë më një rezultat bindës duke filluar nga 3-0”.

“E kemi dëshmuar edhe në të kaluarën me Azerbajxhanin – na është dashur fitorja dhe e kemi arritur. Sidoqoftë ata e dinë se edhe nëse dështojnë në këtë ndeshje, do të vazhdojnë të mbesin heronjtë tanë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat