Futbollisti i Malit të Zi që ka luajtur për dy skuadrat e Beogradit, publikon foto interesante nga Kosova

Futboll

Futbollisti i Malit të Zi që ka luajtur për dy skuadrat e Beogradit, publikon foto interesante nga Kosova

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 19:06
Jankovic

Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë sonte njërën prej dueleve më të rëndësishme në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’.

Në ndeshjen e vlefshme për grupin A, djelmoshat e Bernard Challandes do të përballen me Malin e Zi.

Futbollistët malazezë kanë arritur në Prishtinë dje, derisa janë akomoduar në ‘Hotel Venus’ që gjendet në hyrje të Lipjanit.

Në mesin e tyre është edhe futbollisti Marko Jankovic, i cili para ndeshjes ka postuar një fotografi interesante nga vendi ku janë akomoduar malazezët.

Ndryshe, Jankovic luan për SPAL-in në Serie A, derisa më parë ka luajtur edhe për Partizanin e Beogradit, OFK Beograd dhe Olympiacosin.

Ndeshja e sotme do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë me fillim nga ora 20:45.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat