Kosova si uragan, mposht Malin e Zi, Shqipëria deklason Moldavinë

Futboll

Kosova si uragan, mposht Malin e Zi, Shqipëria deklason Moldavinë

Nga: Kemajl Goca Më: 14 tetor 2019 Në ora: 20:17
Pamje nga ndeshja

(E plotësuar) - Amir Rrahmani dhe Vedat Muriqi shënuan për fitoren e madhe të Kosovës. Lojë brilante e kombëtares së Kosovës, duke fituar tri pikë të mëdha dhe ia shtojnë gjasat për kualifikim në Kampionatin Evropian 2020.

Kosova si uragan, mposht me rezultat 2:0 Malin e Zi, në ndeshjen që u luajt në një atmosferë të zjarrtë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Rreth 12500 shikues u kënaqën me lojë e rezultat të djelmoshave “Dardanë”. Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, futi në lojë përbërjen më të mirë, e cila dhuroi lojë maestrale karshi malazezëve. Amir Rrahmani dhe Vedat Muriqi shënuan për fitoren e madhe të Kosovës. Lojë brilante e kombëtares së Kosovës, duke fituar tri pikë të mëdha dhe ia shtojnë gjasat për kualifikim në Kampionatin Evropian 2020. Djelmoshat tanë treguan lojë shumë të mirë, duke sulmuar vazhdimisht në drejtim të portës së malazezëve, madje patën edhe mjaft raste, që fitorja ka mundur të jetë edhe më e thellë. Kosova arkëtoi tri pikë të rëndësishme dhe që vazhdojnë ëndrrën për kualifikim.

Kosova renditet në vend të tretë me 11 pikë, ka 4 me pak se lideri Anglia dhe një se Çekia në pozitën e dytë në grupin A. Në minutën e 7-të, tensione në fushë, por gjithçka qetësohet. Ndëshkohen me karton të verdhë Vedat Muriqi dhe Jovoviq. Në minutën e 9-të. Amir Rrahmani godet bukur me kokë nga rreth 11 metra por Petkoviq mezi e shpëtoi portën e tij. Bersant Celina për bukuri harkoi nga këndi dhe Rrahmani sërish godet me kokë, duke e futur topi në rrjetën e portierit Petkoviq, 1:0 në minutën e 11-të. Gol që çoi në këmbë të gjithë në stadium, shpërthyen me brohoritje e duartrokitje. Në minutën e 23-të, Kosova dëmtohet për një penallti kur pengohet Hadërgjonaj, por pipi i gjyqtarit hesht.

Pas dy minutave (25’) Milot Rashica i vetmuar nga rreth 12-13 metra gjuajti përtokë por jashtë portës. Në minutën e 28-të, Hadërgjonaj në pozitë të mirë por gjuajtja e tij bllokohet dhe korrne. Kosova me fat të madh në minutën e 30-të, pasi që Boleviq nga rreth 13 metra godet fortë dhe Muriç me vetëmohim të pashoq e dëboi topin pranë tërthorëses. Në minutën e 31-të, Bersant Celina për bukuri harkoi, paksa e ultë por Vedat Muriqi nga rreth 5 metra me kokë gjuajti mjaft mirë por zëvendësuesi MIjatoviq nuk lejoi që të futet në rrjetë. Shpërthen gëzimi në stadium pikërisht në minutën e 35-të. Vedat Muriqi i shpejt, futet në 16-sh, godet por e pret gjuajtjen e tij Mijatoviq dhe sërish topi rikthehet por sulmuesi ynë e fërfëllon topin në rrjetë, 2:0. Muriqi tregoi klasin e tij, ndryshe është sulmues i Fenerbahces. Në pjesën e dytë, në minutën e 50-të, Milot Rashica nga rreth 20 metra gjuajti jashtë portës së majtë të portierit Mijatoviq.

Në minutën e 52-të, Mali i Zi rrezikon por Lagator nga rreth 14 metra gjuajti fortë por për fat të mirë mbi portë. Në minutën e 60-të, Florent Hadërgjonaj vonohet për gjysmë hapi dhe lëshoi mundësinë për të trefishuar rezultatin pas asistimit të Kolollit. Kosova e pafat, Vedat Muriqi nga afërsia me kokë gjuajti për mrekulli por tërthorësja ia mohoi golin në minutën e 68-të. Në minutën e 75-të, Vedat Muriqi nga 12 metra gjuajti përskaj shtyllës pingule të djathtë të portës së mysafirëve. Në minutën e fundit, Muriqi humb një rast ideal, MIjatoviq e pret gjuajtjen e tij. Kosova shënoi fitore të madhe dhe me plotë meritë me rezultat 2:0. Nga ana tjetër, Shqipëria i shkaktoi debakël me rezultat 4:0 Moldavisë në Chisinau, në kuadër të grupit H.

Pikë të mëdha për Shqipërinë, që e mbajnë ende me shpresë për vend të tretë. Në minutën e 22-të, Zhbllokohet sfida! Sokol Cikalleshi kalon në avantazh Kombëtaren e Rejës, pas një gafe në mbrojtje të moldavëve! Në minutën e 34-të, Gafa amatoreske e portierit Koshelev, i cili i dhuron një top Bares, i cili me portën e boshatisur nuk fal, duke dyfishuar shifrat! Pesë minuta pa përfunduar pjesa e parë pikërisht në minutën e 40-të, Debutim ëndrrash, Lorenc Trashi shënon një supergol! Pas një depërtimi nga e majta, futbollisti i Partizanit, përfiton nga një gabim i mbrojtësit moldav, duke lëshuar një predhë me të majtën! Fantastik goli i gramshiotit, 0:3. Në minutën e fundit, Manaj shënon për 0:4. Shqipëria renditet në vend të katërt me 12 pikë.

Kosova-Mali i Zi 2:0

Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Shikues: 12.500.

Gjyqtar: Soares Dias (Portugalia).

Shënues: Rrahmani (10’), Muriqi (35’).

Kartonat e verdhë: Muriqi, Vojvoda-Jovoviq, Shçekiq, Vukçeviç.

Kosova: Muriç, Vojvoda (Zhegrpva 88’), Rrahmani, Aliti, Kololli, Shala (Rashkaj 82’), V. Berisha, Hadërgjonaj, Celina (Hasani 90+3’), Rashica dhe Muriqi.

Mali i Zi: Petkoviq (Mijatoviq 15’), Marushiq, Lagator, Simiq, Bullatoviq, Shçekiq, Vukçeviç, Boleviq, Kosoviq (Beqiraj 48’), Jovoviq (Jankoviq 74’) dhe Mugosha.

Moldavia-Shqipëria 0:4

Stadiumi në Chisinau.

Gjyqtar: C. Kavangh (Anglia).

Shënues: Cikalleshi (22'), Bare (34'), Trashi (40'), Manaj (90’).

Kartonat e verdhë: Mudrac, Graur, Cebotaru, Reabciuk, Prepelita-Bare, Cikalleshi.

Moldavia: Coselev, Graur, Prepelita, Posmac, Mudrac (Rozgoniuc 31’), Reabciuk, Suvorov (Boiciuc 60’), Anton, Cebotaru, Ionita, Sidorenco (Sandu 80’).

Shqipëria: Strakosha, Veseli, Dermaku, Gjjmshiti, Ismajli (Kumbulla 89’), Abrashi, Gjasula, Trashi, Bare (Selahi 89’), Manaj, Cikalleshi (Roshi 76’).

Grupi A

Kosova-Mali i Zi 2:0 (2:0)

Bullgaria-Anglia 0:6 (0:4)

Tabela

1. Anglia 6 5 0 1 15

2. Çekia 6 4 0 2 12

3. Kosova 6 3 2 1 11

4. Mali i Zi 7 0 3 4 3

5. Bullgaria 7 0 3 4 3

Grupi H

Franca-Turqia 1:1 (0:0)

Moldavia-Shqipëria 0:4 (0:3)

2:0 (1:0)

Tabela

1. Turqia 8 6 1 1 19

2. Franca 8 6 1 1 19

3. Islanda 8 5 0 3 15

4. Shqipëria 8 4 0 4 12

5. Andorra 8 1 0 7 3

6. Moldavia 8 1 0 7 3

***

Kosova si uragan, mposht me rezultat 2:0 Malin e Zi, në ndeshjen që u luajt në një atmosferë të zjarrtë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Rreth 12500 shikues u kënaqën me lojë e rezultat të djelmoshave “Dardanë”.

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, futi në lojë përbërjen më të mirë, e cila dhuroi lojë maestrale karshi malazezëve. Amir Rrahmani dhe Vedat Muriqi shënuan për fitoren e madhe të Kosovës.

Lojë brilante e kombëtares së Kosovës, duke fituar tri pikë të mëdha dhe ia shtojnë gjasat për kualifikim në Kampionatin Evropian 2020.

Djelmoshat tanë treguan lojë shumë të mirë, duke sulmuar vazhdimisht në drejtim të portës së malazezëve, madje patën edhe mjaft raste, që fitorja ka mundur të jetë edhe më e thellë.

Kosova arkëtoi tri pikë të rëndësishme dhe që vazhdojnë ëndrrën për kualifikim. Kosova renditet në vend të tretë me 11 pikë, ka 4 me pak se lideri Anglia dhe një se Çekia në pozitën e dytë në grupin A.

***

Përfundon ndeshja. Fiton Kosova.

88' Kosova po avancon me 2:0.

80' Kosova si uragan ndaj malazezëve dhe ajnë afër fitores së madhe.

75’ Vedat Muriqi nga rreth 12 metra gati sa shënoi por topi për disa centimetra shkoi jashtë portës.

71' Kosova e fuqishme, po kërkon edhe golin e tretë.

68' Kosova e pafat, Vedat Muriqi nga afërsia me kokë gjuajti për mrekulli por tërthorësja ia mohoi golin.

64' Kosova po shkon drejt fitores, ka ende lojë por rezultati është shumë u mirë, 2:0.

60' Florent Hadërgjonaj vonohet për gjysmë hapi dhe lëshoi mundësinë për të trefishuar rezultatin pas asisstimit të Kolollit.

56' Mali i Zi tenton të jetë më i rrezikshëm në pjesën e dytë dhe krijuan dy gjysmëraste por portieri Muriç është në nivel.

52’ Mali i Zi rrezikon por Lagator nga rreth 14 metra gjuajti për fat të mirë mbi portë.

50' Milot Rashica nga rreth 20 metra gjuajti jashtë portës së majtë të portierit Mijatoviq,

Filloi pjesa e dytë.

***

Përfundon pjesa e parë, Kosova e fortë. Kosova-Mali i Zi 2:0.

Stadiumi: “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Shikues: 12.500.

Gjyqtar: Soares Dias (Portugalia).

Shënues: Rrahmani (10’), Muriqi (35’). Kartonat e verdhë: Muriqi-Jovoviq, Shçekiq.

Kosova: Muriç, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli, Shala, V. Berisha, Hadërgjonaj, Celina, Rashica dhe Muriqi.

Mali i Zi: Petkoviq (Mijatoviq 15’), Marushiq, Lagator, Simiq, Bullatoviq, Shçekiq, Vukçeviç, Boleviq, Kosoviq, Jovoviq dhe Mugosha.

***

Moldavia-Shqipëria 0:3

Stadiumi në Chisinau.

Gjyqtar: C. Kavangh (Anglia).

Shënues: Cikalleshi (22'), Bare (34'), Trashi (40'). Kartonat e verdhë: Mudrac, Graur.

Moldavia: Coselev, Graur, Prepelit, Posmac, Mudrac (Rozgoniuc 31’), Reabciuk, Suvorov, Anton, Cebotaru, Ionita, Sidorenco.

Shqipëria: Strakosha, Veseli, Dermaku, Gjjmshiti, Ismajli, Abrashi, Gjasula, Trashi, Bare, Manaj, Cikalleshi.

***

43’ Benjamin Kololli gpdet nga rreth 25 metra por mbi portën e portierit Mijatoviq.

41’ Kosova po tregon lojë shumë të mirë në të gjitha repartet dhe po e dominon sfidën.

38’ Kosova po shkëlqen, si uragan për Malin e Zi! Lojë e madhe, shumë afër tri pikëve të reja dhe të ëndrrës së madhe.

35’ Vedat Muriqi i shpejt, futet në 16-sh, godet por e prêt gjuajtjen e tij MIjatoviq dhe sërish topi rikthehet por sulmuesi ynë e ngulit në portë dhe 2:0.

31’ Bersant Celina për bukuri harkoi, një goditje paksa e ultë por Vedat Muriqi nga rreth 5 metra me kokë gjuajti mjaft mirë por MIjatoviq nuk lejoi që të futet në rrjetë.

30’ Kosova me fat të madh, pasi që Boleviq nga rreth 13 metra godet fortë dhe Muriç me vetmohim të pashoq e dëboi topin pranë tërthorëses.

28’ Kosova bën presion në portën e malazezëve, Hadërgjonaj në pozitë të mirë por gjuajtja e tij bllokohet dhe korrne.

25’ Milot Rashica i vetmuar nga rreth 12-13 metra gjuajti përtokë e jashtë portës së djathtë.

23’ Tre kartona të verdhë, Muriqi i Kosovës dhe Jovoviq e Shçekiq te Mali i Zi. Kosova dëmtohet pët një penallti kur pengohet Hadërgjonaj, por gjyqtari hesht.

21' Lojë e baraspeshuar, por Kosova ka shënuar një herë dhe ka pasur edhe një rast të mirë, ndërsa Mali i Zi nuk është i rrezikshëm deri me tash.

18’ Mali i Zi orvatet që të rrezikoi por dot nuk befasohet portieri i kombëtares tonë, Arijaet Muriç.

14’ Portieri Petkoviq largohet për shkak të një lëndimit dhe në vend të tij futet Mijatoviq.

11’ Sërish Rrahmani që me kokë godet bukur dhe e mposhti portierin Petkoviq, 1:0, të gjithë në stadium në këmbë.

Image

10’ Amir Rrahmani me godet godet bukur nga 12 metra me kokë dhe Pekoviq mezi e shpëtoi portën e tij.

7’ Tensione në fushë, por gjithçka qetësohet. Ndëshkohen me karton të verdhë Muriqi dhe Jovoviq.

Image

5’ Lojë mesatare, atmosferë brilante, nuk ka raste dhe masin forcat njëra me tjetrën në fushë.

1’ Emocione të pakufishme, brohoritje në stadium Kosova, Kosova, Kosova.

Image

Filloi ndeshja. Atmosferë e zjarrtë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Mbi 12500 shikues në stadium, me emocione e përcjellin këtë sfidë dhe kërkojnë fitore që i mban në hap për dy vendet e para.

***

Sfida mes kombetares së Kosovës dhe Malit të Zi do të luhet sonte në orën 20.45 në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë, në kuadër të grupit te kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2020 në futboll.

Kosova është në vend të trete me 8 pikë, ka pesë më shumë se Mali i Zi një pozitë më poshtë.

Është ndeshje shumë më rëndësi për Kosovën sepse vetëm fitorja e mban në garë për kualifikim të mundshëm.

***

Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare të takimit, Kosova – Mali i Zi.

“Dardanët” presin sonte kombëtaren e Malit të Zi në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Bernard Challandes ka bërë të ditur formacionin me të cilin Kosova do të startojë, në ndeshjen që nis në ora 20:45.

Më poshtë keni formacionet zyrtare. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat