Ky detaj interesant mund t’ju ketë ikur nga loja Kosovë – Mali i Zi

Futboll

Ky detaj interesant mund t’ju ketë ikur nga loja Kosovë – Mali i Zi

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 00:18
Pamje nga ndeshja

Kosova fitoi me rezultatin 2:0 ndaj Malit të Zi në ndeshjen e zhvilluar në ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të kualifikimet për kampionatin evropian.

Vedat Muriqi edhe në këtë sfidë ishte i jashtëzakonshëm, ku luftoi deri në minutat e fundit dhe dhuroi çdo atom nga vetja.

Megjithatë, detaji interesant ishte tek goli i Amir Rrahmanit.

Rrahmani realizoi gol në minutën e nëntë – në atë moment kur të gjithë ishin të zgjuar në këmbë për të nderuar legjendën Fadil Vokrri.

Natyrisht se ky gol i shkon legjendës së futbollit kosovar, që po na shikon nga lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat