Debutim ëndrrash, Trashi: Emocion i papërshkrueshëm, trajneri më tha luaj si te Partizani

Futboll

Debutim ëndrrash, Trashi: Emocion i papërshkrueshëm, trajneri më tha luaj si te Partizani

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 05:48

Lorenc Trashi ka debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme me përfaqësuesen shqiptare. Mbrojtësi i Partizanit e ka cilësuar një emocion të papërshkrueshëm debutimin e tij kuqezi në mikrofonin e RTSH.

“Është e vërtetë, është një emocion i papërshkrueshëm për mua, një ëndërr e bërë realitet, një ëndërr e plotësuar e prindërve të mi që donin të kapja gjithmonë majat në futboll, të luaja në përfaqësuese. Ia arrita, shpresoj të kem bërë debutim të mirë e të jenë kënaqur tifozët.

Të jem i sinqertë, emocionet nuk i heq dot, sado mundohem prapë ekzistojnë. E fillova me emocione në fillim, më ka thënë trajneri kjo është ndeshja jote, luaj si me Partizanin, nuk ka ndryshim, jep maksimumin dhe ke besimin tim të plotë.

Dedikimi shkon për familjen, dy prindërit dhe motrat që më kanë mbështetur gjatë karrierës, gjithë ekipit kombëtar, çunave që më kanë ndihmuar e mbështetur edhe trajnerit që më ka dhënë besim.

E ardhmja? Titullar nuk mund të them, është në dorë të trajnerit. Unë jap maksimumin tim në çdo grumbullim e stërvitje, pastaj aq sa do të më jepet mundësia do jap maksimumin”, tha Trashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat