Sterlingu reagon pas fyerjeve, ‘godet’ trajnerin e Bullgarisë

Futboll

Sterlingu reagon pas fyerjeve, ‘godet’ trajnerin e Bullgarisë

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 11:34
Sterlingu reagon pas fyerjeve, ‘godet’ trajnerin e Bullgarisë

Takimi Bullgari – Angli, mbrëmë është ndërprerë përkohësisht për shkak të thirrjeve raciste.Anglia fitoi me rezultatin e thellë, 0:6 në Sofje, në kuadër të grupit A të kualifikimeve të Evropianit.

Por, vëmendje mori diçka tjetër. Kombëtarja e Anglisë ishte sërish cak i sulmeve raciste, kësaj radhe nga tifozët e Bullgarisë.Pas ndeshjes ka reaguar edhe ylli i “Tre Luanëve”, Raheem Sterling, që ishte cak i thirrjeve raciste në ndeshjen kundër Malit të Zi, shkruan insporti.

“Ndjehem keq për Bullgarinë që përfaqësohet nga idiotë të tillë në stadiumin e tyre. Sidoqoftë, 6-0 dhe kthehemi në shtëpi, të paktën ne e bëmë punën tonë. Udhë të mbarë tifozëve tanë, ju ishit të mirë”, ka shkruar në rrjete sociale, Sterlingu.

Ai po ashtu ka thumbuar trajnerin e Kombëtares së Bullgarisë, Krasimir Balakov, që para ndeshjes kishte thënë se “Anglia ka më shumë probleme me racizëm se sa Bullgaria”.“Nuk jam i sigurt për këtë, shef”, ka shkruar me ironi Sterlingu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat