Futbollistët e Turqisë vazhdojnë me festime kontraverse

Futboll

Futbollistët e Turqisë vazhdojnë me festime kontraverse

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 11:38
Futbollistët e Turqisë vazhdojnë me festime kontraverse

Futbollistët e Turqisë festuan barazimin e tyre me Francën në kualifikimin në Euro 2020 duke bërë një përshëndetje ushtarake, pavarësisht se tashmë po përballën me një hetim për një festë të ngjashme në ndeshjen e tyre të mëparshme.

UEFA konfirmoi se do të niste një hetim për festimet e bëra nga ekipi i Turqisë pas fitores ndaj Shqipërisë të premten.

Sulmuesi i Evertonit, Cenk Tosun shënoi golin fitues kundër Shqipërisë, dhe më pas postoi një fotografi të festimit në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, duke thënë: “Për kombin tonë, veçanërisht për ata që po rrezikojnë jetën e tyre për kombin tonë”.

UEFA, e cila nuk lejon lojtarët të bëjnë gjeste politike, u zotuan të hapnin një hetim, megjithëse duket se lojtarët e Turqisë morën pak vëmendje ndaj paralajmërimit të UEFA-s, duke bërë të njëjtin gjest pasi barazuan 1-1 me Francën në Paris.

Llogaria zyrtare e ekipit kombëtar turk në Twitter shfaq gjithashtu një imazh të lojtarëve duke bërë përshëndetjen, duke e përdorur atë në një postim që tregon tabelën e Grupit H, të cilën e kryeson Turqia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat