Ish ylli i Zvezdës së Beogradit, me këtë veprim në Republikën e Kosovës e bëri nervoz Serbinë 

Futboll

Ish ylli i Zvezdës së Beogradit, me këtë veprim në Republikën e Kosovës e bëri nervoz Serbinë 

Nga: Kemajl Goca Më: 15 tetor 2019 Në ora: 12:24
Ish ylli i Zvezdës së Beogradit, me këtë veprim në Republikën e Kosovës e bëri nervoz Serbinë 

Dejan Saviçeviç, president i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, nuk shikohet me sy të mirë në Serbi, sidomos pas prishjes së marrëdhënieve me drejtuesit e Cërvena Zvezdës së Beogradit, si me drejtorin e përgjithshëm Zvezdan Terziqin! Saviçeviçi, ka qenë yll i Zvezdës, por tani nuk shikohet me at syrin e dikurshëm. 

Saviçeviçi me kombëtaren e Malit të Zi luajtën me kombëtaren e Kosovës dhe pësuan humbje me 2:0 në kuadër të grupit A të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2020.

Fotografitë dhe videoja e fundit e Saviçeviçit, duke bërë homazhe pranë varrit të legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri dhe përkrah zyrtarët me të lartë të FFK-së, me presidentin Agim Ademi, e ka bërë shumë nervoz Serbinë. 

Mediat serbe llomotisin si zakonisht, madje e paraqesin edhe një këngë ta famshme sipas tyre.

“Hej, të gjithë duartrokitjet për Dejanin tonë! Dejo, mjeshtër, kështu që ti je Zoti", citojmë fjalët e Vuletiçit, një këngë e famshme e tifozëve duke përshëndetur lëvizjen e Saviçeviçit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat