Arbnor Morina emërohet drejtor sportiv 

Futboll

Arbnor Morina emërohet drejtor sportiv 

Nga: K. G. Më: 15 tetor 2019 Në ora: 15:38
Arbnor Morina emërohet drejtor sportiv 

Ish futbollisti i mirënjohur Arbnor Morina, një periudhë edhe trajner në skuadrat e ndryshme të Kosovës, është emëruar drejtor sportiv i klubit Flamurtari nga Prishtina.

Morina e pranon se e ka marr postin e drejtorit të klubit me renome, që ka ambicie për të mbetur në elitën e futbollit të Kosovës.

Morina është futbollist që i takon gjeneratës së Fadil Vokrrit dhe si kapiteni i fundit i Prishtinës në Ligën e Dytë Unike të ish Jugosllavisë dhe kapiten i parë i saj në kohën e pavarësimit të futbollit. 

Morina njihet edhe si kontribuues i madh në pavarësimin e futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat