Nebojsha tregon për atmosferën në ‘Fadil Vokrri’: Le ta dinë njerëzit...

Futboll

Nebojsha tregon për atmosferën në ‘Fadil Vokrri’: Le ta dinë njerëzit...

Nga: K. Goca Më: 15 tetor 2019 Në ora: 15:53
Nebojsha tregon për atmosferën në ‘Fadil Vokrri’: Le ta dinë njerëzit...

Malazezët janë të befasuar me mikpritjen shumë të mirë të popullit të Kosovës, sidomos për duartrokitjet gjatë intonimit të himnit. Kosova triumfoi me rezultat 2:0 ndaj Malit të Zi, në takimin e vlefshëm të grupit A të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2020 në futboll. “Me kolegë nga kryeqyteti i shtetit fqinjë, gjatë bashkëbisedimit patëm rast të shkëmbejmë mendime, pos për sport edhe për përshtypjet e te për qëndrimin në Prishtinë!

Ishte ardhë edhe gazetari shumëvjeçar i Televizionit Millorad Gjurkoviq, i cili ende punon në televizionin shtetëror, pastaj kolegu i tij më i ri, Nebojsha Sofranac, e gazetarë tjerë të radiove, gazetave e portaleve të ndryshme.

Dhe, gjatë bisedës që e zhvilluam me ta , në kohën e pushimit mes dy pjesëlojëve, kur u freskuam edhe me pije në vendin e caktuar për media, dëgjuam vetëm fjalë miradije, për mikpritje, për atmosferën në stadium e sidomos për lojën e shkëlqyeshme të kombëtares sonë”, tregon Avni Shabani, gazetar në Radio Kosova. “Ata shprehën mirënjohje për mikpritjen tonë të njohur dhe respektin që e treguan jo vetëm ne mediat, por edhe qytetarët në kryeqytetin tonë”, tha Shabani.
Kështu kolegu i Televizionit publik të Malit të Zi, Nebojsha Sofranac, në faqen e tij në facebook shkruan edhe këtë koment!
“Unë jam befasuar shumë për të mirë me mikpritjen pozitive të njerëzve, me afërsinë e tyre, që e kam vështirë ta përshkruaj me pak fjalë.

Ishte një afërsi e gatishmëri për të ndihmuar në çdo hap, në çdo çast vërehej edhe dëshira për të komunikuar në gjuhën tonë, edhe te ata persona që nuk e kuptonim mirë gjuhën tonë, te ta shfaqej dëshira për të na u gjind me na ofru ndihmë, aq sa jashtë vendit moti nuk e kam has dhe nuk e kam pa, dhe këtë po e potencoj, le ta dinë njerëzit që u intereson kjo, ngase terri mediatik, nuk do të zgjasë shumë dhe kjo i takon kohës së kaluar”, shkruan në faqen e tij, Nebojsha.

Sofranac, por edhe kolegët tjerë, kishin njoftuar edhe për momentin kur u intonua himni i shtetit të tyre, duke theksuar se: “në fillim himni u fishkëllua, por në fund u duartrokit! Sa i përket ndeshjes, të gjithë potencuan se fitorja ishte me se e merituar dhe se kombëtarja e jone luajti shkëlqyeshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat