Ja pse festimi i lojtarëve turq si ‘ushtarë’ nuk u transmetua në televizionet e Francës

Futboll

Ja pse festimi i lojtarëve turq si ‘ushtarë’ nuk u transmetua në televizionet e Francës

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 18:48
Pamje nga ndeshja

Të hënën në mbrëmje, Turqia ishte mysafir i Francës në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020, që përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.

Festa e lojtarëve turq pas golit, një përshëndetje ushtarake nuk u publikua në transmetimin drejtpërdrejtë nga kompania mediatike “M6”.

Lojtarët madje përsëritën këtë gjest politik, ende brenda stadiumit, në fund të ndeshjes.

Megjithatë, asnjë nga këto imazhe nuk u shfaq në televizion, edhe pse një foto e festimit u përhap shpejt në mediat sociale.

Grupi M6 tha të martën se ata kanë zbatuar “specifikimet e UEFA-s, në të cilat kërkohet të mos transmetojë asnjë shenjë apo banderolë me parakalime politike”.

Ndeshja u ndoq gjithashtu me 7.4 milionë shikues në Francë dhe 9.9 milionë në Turqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat