Sterling: Më vjen keq për ata, u përfaqësuan nga disa idiotë...

Futboll

Sterling: Më vjen keq për ata, u përfaqësuan nga disa idiotë...

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 20:02
Raheem Sterling

Mbrëmja e Sofjes ka qenë e veçantë për Raheem Sterling. Ose jo. Në fund të fundit, fatkeqësisht, sulmuesi i Anglisë është mësuar me gjëra të tilla. Ylli i "Tre Luanëve" është padyshim një nga lojtarët më të goditur nga fyerjet raciste kur zbret në fushën e lojës. I ka ndodhur në shumë stadiume të Premier League.

Dhe tani listës i janë shtuar tifozët (ose pseudo të tillë) të Bullgarisë, që e kanë mbuluar me kore raciste deri në atë pikë sa kanë shtyrë arbitrin të ndërpriste dy herë ndeshjen dhe kapitenin e Bullgarisë që t'i bënte thirrje për qetësi publikut vendas. Gjithsesi, kundërpërgjigja e Sterling ka ardhur në fushë me një dygolësh.

Por edhe në Twitter. Anglezi, siç bën shpesh, ka shprehur në rrjetin social mendimin e tij për atë që ka ndodhur në ndeshjen e luajtur kundër Bullgarisë: "Më vjen keq për tifozët e Bullgarisë, që janë përfaqësuar në stadiumin e tyre nga disa idiotë", ka shkruar Sterling. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat