Reagon Munishi pas humbjes së Kosovës U21 ndaj Shqipërisë U21

Futboll

Reagon Munishi pas humbjes së Kosovës U21 ndaj Shqipërisë U21

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 23:03
Ismet Munishi

Kosova U21 e ka pësuar humbje në ndeshjen kualifikuese për Evropianin 2021 kundër Kombëtares U21 të Shqipërisë, me rezultat 2:1, në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena”.

Trajneri i mirënjohur, Ismet Munishi ka shpërthyer pas ndeshjes teksa e ka bërë analizën e këtij takimi.

Te Kosova në pjesën e dytë u inkuadruar edhe futbollistët e Munishit që i drejton te Ballkani, Arbër Hoxha dhe Blendi Baftiu.

Ky i fundit e shënoi golin e vetëm për Kosovën.

“Me sa e vërejta unë, lojtarët që i drejtojë te Ballkani, Blendi Baftiu dhe Arbër Hoxha, janë më të mirët aty. Edhe Supermenin me fut në lojë 7-8 minuta nuk ka se çka të bëjë. Mendoj se trajneri Rafet Prekazi është dashur që t’i kryejë zëvendësimet më herët”, tha Munishi për Radio Televizionin e Kosovës, përcjell Zëri.info.

Kjo është humbja e dytë radhazi e Kosovës U21 pas asaj në Angli, teksa ka shënuar dy fitore në dy ndeshjet e para të këtyre kualifikueseve kundër Andorës dhe Turqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat