Cilat kombëtare kanë siguruar deri tani plasmanin në Euro 2020?

Futboll

Cilat kombëtare kanë siguruar deri tani plasmanin në Euro 2020?

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 08:25
Foto ilustrim

Kampionati Evropian 2020 nuk do të zhvillohet deri në qershorin e vitit tjetër, por disa kombëtare e kanë siguruar pjesëmarrjen qysh në muajin tetor.

Turneu, i cili do të mbahet për herë të parë në disa qytete të Evropës, do të ketë 24 skuadra – një tjetër risi e UEFA-s.

20 prej tyre do të kualifikohen përmes grupeve, ndërsa katër të tjera nga play-off në Ligën e Kombeve.

Ukraina, Spanja, Polonia, Belgjika, Russia dhe Italia janë kombëtaret që kanë siguruar plasmanin në Euro 2020.

Ndërkohë, Skocia në ligën C si dhe Gjeorgjia dhe Bjellorusia në ligën D janë duke pritur kundërshtarët e tyre për t’u përballur në play-off.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat