“Ronaldo është lojtari më i mirë në histori të futbollit”

Futboll

“Ronaldo është lojtari më i mirë në histori të futbollit”

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 13:23
Cristiano Ronaldo

Agjenti Jorde Mendes, beson që sulmuesi Cristiano Ronaldo, është lojtari më i mirë në histori të futbollit.

Ronaldo arriti të shënoj golin e 700-të, në karrierë në humbjen ndaj Ukrainës (2-1).

Mendes beson që ylli portugez do të arrijë të bëjë gjëra më të mëdha, transmeton KosovaPress.

“Është më i miri në histori të futbollit dhe arritjet e tij nuk kanë përfunduar. Numrat që ka arritur nuk gënjejnë. Ka arritur gjëra të shumta në Angli, Spanjë dhe tani në Itali, gjithashtu me kombëtaren e Portugalisë”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat