Kostovski e ka kujtuar një moment se si shqiptari e trullosi Cërvena Zvezdën

Futboll

Kostovski e ka kujtuar një moment se si shqiptari e trullosi Cërvena Zvezdën

Nga: Kemajl Goca Më: 16 tetor 2019 Në ora: 14:13
Mensur Nexhipi e Kostovski

Shumë personalitete jo vetëm të jetës sportive por edhe të sferave tjera ishin në ceremoninë e ndarjes së Çmimit Oskar nga kampioni olimpik i vitit 1984, ish mundësi Shaban Tërstena.

Në ceremoni ishte edhe komentatori maqedon Atanas Kostovski dhe legjenda e futbollit Mensur Nexhipi, i cili i takon gjeneratës së artë të Prishtinës. Burimet tona nga Maqedonia e Veriut, në kushte anonimiteti, tregojnë për gazetën kombëtare “Bota sot”, se Kostovski gjatë ndejës në ceremoni kujtoi momentin interesant të Nexhipit kur i kishte shënuar gol Zvezdës në minutën e 6-të në Prishtinë. 

“Në Oskarin olimpik ishin të ftuar emra të mëdhenj të sportit, si legjenda e komentimit Atanas Kostovski dhe legjenda e futbollit Mensur Nexhipi. 
Ata u takuan mes vete dhe kujtuan momente nga e kaluara. Kostovski e mbante në mend, se çka i ka bë Nexhipi Zvezdës, sipas tij, i pat trullos dhe i pat shënuar gol. Me kujtohen si sot ato pamje, thoshte Kostovski”, tregon një burim fjalët e tij, për sfidën e 1 dhjetorit të vitit 1985 kur Prishtina e kishte mundur me rezultat 2:1 Cërvena Zvezdën e Beogradit.

Prishtina-Crvena Zvezda 2:1 (2:0)

Stadiumi i Prishtinës.
Shikues: 22.000.
Gjyqtar: Enver Shariç.
Shënuee: Nexhipi (6’), Batroviç (19’-nga penalltia) – Elsner (57’).
Prishtina: Zallad, Xh. Muriqi, Domi, Kelmendi, Shengyli, Mehinoviq, Nexhipi, Rama (Shala), Vokrri, F. Muriqi dhe Batroviq.

Crvena Zvezda: Lukovçan, Krzheviq, Jankoviq, Miletoviq, Elsner, Shugar, Nikoliq, B. Gjurovski, Musemiq, Millojeviq dhe Gjuroviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat