Messi e fiton për herë të 6-të ‘Këpucën e Artë’

Futboll

Messi e fiton për herë të 6-të ‘Këpucën e Artë’

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 15:20
Messi e fiton për herë të 6-të ‘Këpucën e Artë’

Lionel Messit i është dhuruar çmimi prestigjoz Këpuca e Artë, si golashënuesi më i mirë në Evropë sezonin e kaluar.Messi, që e fitoi Këpucën e Artë për të gjashtën herë në karrierë, sezonin e kaluar ishte golashënuesi më i mirë në ligat e Evropës – gjithsej 36 gola.

Me 36 golat e tij që i shënoi edicionin e kaluar në La Liga, 32-vjeçarin e ndiqte Kylian Mbappe i PSG-së, me 33 gola.Ylli i Barcelonës kështu bëhet lojtari që ka fituar këtë trofe më së shumti herë, duke e lënë prapa Ronaldon me katër.

Ndërkaq, pas tyre renditen lojtarë tjerë, që e kan fituar çmimin nga dy herë.Në sezonin 2011/12, kur e fitoi këtë trofe për herë të dytë, Messi vendosi rekord të 50 golave brenda një sezoni. Ndërkaq, ai trofeun e ka fituar në sezonet 2009/10, 2011/12, 2012/13, 2016/17, 2017/18 dhe 2018/19.

Fillimisht e prezantuar nga revista L’Equipe, çmimi tani dhurohet nga ESM (European Sports Media) – një shoqatë e mediave të futbollit që përfshijnë Marcan, La Gazzetta dello Sport dhe kicker – që nga sezoni 1996/97.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat