Messi: Champions-i i veçantë, por kjo është gjëja më e rëndësishme

Futboll

Messi: Champions-i i veçantë, por kjo është gjëja më e rëndësishme

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 15:38
Leo Messi

Leo Messi mori të gjashtën “Këpucë të Artë” në karrierë, një çmim që e vlerëson argjentinasin si golashënuesin më të mirë europian në sezonin e kaluar.

Dhënia e trofeut u organizua sot në Barcelonë, ndërsa kapiteni i katalanasve shoqërohej nga bashkëshortja, Antonela, dy fëmijët e tij, Thiago dhe Mateo, si dhe dy shokët e skuadrës, Luis Suarez dhe Jordi Alba. I pranishëm ishte gjithashtu një delegacion i Barcelonës, i kryesuar nga presidenti Josep Maria Bartomeu.

Në fjalën e tij me këtë rast, Leo tha: "Padyshim që Liga e Kampionëve është diçka e veçantë dhe çdo vit duam ta fitojmë atë, por jemi të vetëdijshëm që La Liga është gjëja më e rëndësishme. Ne gjithmonë e synojmë Ligën e Kampionëve, por kurrë nuk harrojmë La Liga-n dhe Kupën e Mbretit, sepse jemi Barça dhe duam të fitojmë gjithçka. Dua t’i falënderoj ata që janë këtu, familjen time, kolegët e mi, bordin e klubit. Unë gjithmonë e them se pa shokët e mi të skuadrës, kurrë nuk do të isha bërë i tillë. Ky çmim iu përket të gjithëve te Barcelona. Deri herën tjetër”, - tha Messi.

Image

Kapiteni Blaugrana komentoi edhe pyetjet e disa fëmijëve të pranishëm: "Unë nuk jam shumë i ndërlikuar në shtëpi. Nuk bëj punë në shtëpi, gjithmonë kërkoj ndihmë për diçka". Ai, gjithashtu zbuloi se ka një gjumë të rëndë: "Merrem shumë me jastëkun derisa të më zërë gjumi, por kur fle, mund të kalojë një kamion pranë meje dhe nuk ndiej asgjë".

Një pyetje tjetër e fëmijëve kishte të bënte me ushqimin: “Unë i kushtoj shumë rëndësi ushqimit dhe pushimit. Gjithmonë iu them fëmijëve të mi se është e rëndësishme të hanë mirë, që të kenë forcë në shkollë. Ata kanë probleme të hanë perime, por ua bëj të qartë: iu duhen shumë për shëndetin". Lidhur me veshjen, Leo shtoi: "Varet nga dita, nga mënyra sesi ngrihem, por jam më rehat kur rri me tuta, sportiv. Kostumin e vesh për rastet më të veçanta”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat