Chelsea është duke shikuar situatën e mesfushorit të Real Madridit, James Rodriguez.
Pas dy sezoneve në formë huazimi te Bayern Munich, James është rikthyer në “Santiago Bernabeu”, për të fituar besimin e tekniku francez Zinedine Zidane.
Zidane ka pranuar që është i lumtur me gjërat që ka parë nga kolumbiani.
Mirëpo, pavarësisht kësaj “Blutë”, janë duke shikuar mundësitë që ta transferojnë lojtarin në verën e ardhshme.
James këtë sezon ka arritur të shënoj një gol në fanellën e “Los Blancos”.