Dani Alves zbulon arsyet e refuzimit të rinovimit me PSG-në

Futboll

Dani Alves zbulon arsyet e refuzimit të rinovimit me PSG-në

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 16:35
Dani Alves

Luajti për dy sezone me Paris Saint Germain dhe arriti të fitojë dy tituj kampionë të Francës, por duket se jetesa në kryeqytetin francez nuk është se i ka pëlqyer shumë brazilianit Dani Alves, që këtë verë zgjodhi të rikthehet në atdhe.

Mbrojtësi, që më herët ka luajtur edhe për Barcelonën e Juventusin, theksoi se jeta në Paris është shumë e lodhshme dhe se racizmi është gjithmonë një problem që e has kudo, arsye këto që e shtynë të refuzojë rinovimin e kontratës.

“Nëse shkon në Paris për një javë, ke bërë udhëtimin e jetës, por nëse rri aty gjatë, gjithçka bëhet e lodhshme.

Është një qytet i lodhshëm, ku racizmi ndjehet në çdo hap. Me mua nuk është se përdornin shprehje raciste, por miqtë e mi e vuanin shumë këtë pjesë”, deklaroi Dani Alves.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat