Godin: Jemi duke mësuar me metodat e Conte

Futboll

Godin: Jemi duke mësuar me metodat e Conte

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 16:41
Diego Godin

Mbrojtësi i Interit, Diego Godin ka pranuar se është i lumtur që po luan nën urdhrat e trajnerit Antonio Conte.

Godin u largua këtë verë nga Atletico Madrid, për t’iu bashkuar gjigantit italian.

Uruguaiani ka thënë se është duke mësuar ditë pas ditës nga tekniku italian.

“Jemi duke mësuar, është trajner i ri për të gjithë skuadrën. Jemi duke mësuar idetë, pasionin, taktikat të cilat kanë rëndësi të madhe”, deklaroi ai.

Inter në fillim ishte në formë shumë të mirë pasi nuk dinte në humbje, por në dy ndeshjet e fundit është mposhtur nga Juventus dhe Barcelona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat