E çuditshme: "Mane për Top të Artë", - e sponsorizon lideri i PSG

Futboll

E çuditshme: "Mane për Top të Artë", - e sponsorizon lideri i PSG

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 07:22
Sadio Mane

Mbrojtësi dhe lideri i PSG-së, Thiago Silva, ka vlerësuar shumë sulmuesin e Liverpoolit, Sadio Manenë. Ai mendon se senegalezi është një futbollist shumë i mirë dhe nuk duhet përjashtuar nga gara për topin e artë. 

Braziliani shprehet se ylli i "Redsave" është i një niveli shumë të lartë, i shpejtë dhe lider në ekipin anglez. "Sadio Mane është një lojtar i klasit botëror. Ai është thuajse perfekt. Ai lëviz shumë shpejt, e kontrollon topin shumë mirë dhe është inteligjent në lëvizje. 

"Unë mendoj se ai e meriton të diskutohet për fitimin e topit të artë", - tha lojtari i PSG në lidhje me Manenë. Silva ka anashkaluar shokët e ekipit dhe ka përkrahur Manenë në një intervistë për Sky Sport. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat