"CR7 do të jetë më i forti edhe kur të jetë 40 vjeç, ju shpjegoj arsyen"

Futboll

"CR7 do të jetë më i forti edhe kur të jetë 40 vjeç, ju shpjegoj arsyen"

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 09:02
Cristiano Ronaldo

"Cristiano Ronaldo mund të luajë në nivele të larta edhe kur të jetë 40 vjeç".

Ky është mendimi i Valter Di Salvo, ish-përgatitësi atletik i portugezit në kohët e Manchester United dhe Real Madrid. Di Salvo, në një intervistë të dhënë për "Tuttosport", ka zbuluar se cili është një nga sekretet e yllit 34-vjeçar të Juventus-it.

"Aspekti psikologjik është thelbësor dhe mentaliteti i tij nuk mund të krahasohet me atë të lojtarëve të tjerë; karakteristikat e tij e lejojnë të shënojë akoma shumë në të gjitha mënyrat. Është në gjendje të mirë fizike dhe kujdeset shumë për trupin e tij", ka thënë Di Salvo.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat