Hetimet për shitjet e biletave online, reagon UEFA

Futboll

Hetimet për shitjet e biletave online, reagon UEFA

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 11:59
Foto ilustrim

Gjatë ditës së sotme ka reaguar edhe UEFA rreth çështjes së shitjes së biletave për ndeshjet e Kosovës të cilët i luan në cilësin e vendasit.

Shumë qytetarë dhe futbolldashës janë ankuar me mënyrë e shitjes të këtyre biletave nëpërmjet sistemit online “tiks.app”.

Ditë më parë edhe Prokuoria e Shtetit të Kosovës ka nisur hetimet rreth kësaj çështje.

Ndërkohë që gjatë ditës së djeshme, sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu në një prononcim  ka thënë se kjo iniciativë e prokurorisë së shtetit mund të cilësohet si ndërhyrje në punën e Federatës së Futbollit dhe se kanë biseduar edhe me UEFA-n e FIFA-n për këtë çështje.

Mirëpo një gjë e tillë është mohuar nga UEFA, të cilët në përgjigjen e pyetjeve të drejtuara nga redaksia e sportit të kp, kanë thënë se nuk kanë ndonjë informatë rreth kësaj çështje.

“Nuk kemi ndonjë informatë lidhur me këtë rast” thuhej shkurt në këtë përgjigjje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat