Gjilani ballëlart, trondit kampionin në Drenas

Futboll

Gjilani ballëlart, trondit kampionin në Drenas

Nga: K. G. Më: 18 tetor 2019 Në ora: 16:01
Gjilani ballëlart, trondit kampionin në Drenas

Gjilani bëri kthesë të madhe në lojë përkatësisht në finish të takimit ngadhënjeu me rezultat 2:1 ndaj Feronikelit, kampion në fuqi, në takimin që u luajt në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Në minutën e 73-të, Carioca shënon për ‘Niklin’ por kjo epërsi nuk zgjati shumë, ngase mysafirët bënë kthesë në rezultat, së pari Veliu barazon në minutën e 81-të dhe pastaj Kastrati shënon për fitoren e madhe (1:2) në minutën e 84-të dhe trondit kampionin.

Feronikeli bie në pozitën e pestë me 16 pikë dhe Gjilani tani është kryesues me 21 sosh.

Ky ishte edhe derbi i kësaj jave por që u fitua nga kuq e bardhët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat