Shpërthen Osmani, Llapi pa shikues e mposht Trepçën ‘89

Futboll

Shpërthen Osmani, Llapi pa shikues e mposht Trepçën ‘89

Nga: Kemajl Goca Më: 18 tetor 2019 Në ora: 16:04
Shpërthen Osmani, Llapi pa shikues e mposht Trepçën ‘89

Llapi nga Podujeva triumfoi me rezultat 4:1 kundër Trepçës ’89, në kuadër të javës së 10-të elitës së futbollit të Kosovës.

Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, gati sa fluturoi nga gëzimi, e para se e përmbysi epërsinë e rivalit (0:1) dhe e dyta, edhe pa pranin e shikuesve (për shkak dënimit nga ana e KD e FFK-së) në stadiumin “Zahir Pajaziti” fituan ndaj mitrovicasve.

Hero i fitores padyshim është Labinot Osmani, i cili realizoi dy gola në periudhën e dytë të lojës dhe solli gëzim të madh në mesin e bashkëlojtarëve.

Në minutën e parë, Muharrem Jashari kaloi në epërsi mitrovicasit, por gjithçka përmbyset në pjesën e dytë.

Labinot Osmani barazon rezultatin 1:1 në minutën e 67-të, ndërsa katër minuta më vonë (71’) Benjamin Emini realizon për 2:1 në favor të Llapit.

Qetësia te llapjanët u krijua në minutën e 76-të, kur Labinot Osmani thellon epërsinë në 3:1. Në minutën e 88-të, Muhamet Hyseni realizon për fitoren bindëse 4:1. Llapi është në vend të tretë me 20 pikë, ka një me pak se lideri i përkohshëm  Gjilani dhe Trepça ’89 është në pozitën e shtatë me 10 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat