Vazhdon tmerri në futbollin bullgar, dorëhiqet trajneri i Kombëtares pas turpit me racizëm

Futboll

Vazhdon tmerri në futbollin bullgar, dorëhiqet trajneri i Kombëtares pas turpit me racizëm

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 17:19
Krasimir Balakov

Trajneri i Kombëtares së Bullgarisë, Krasimir Balakov është dorëhequr nga posti katër ditë pas humbjes kundër Anglisë, ndeshje e cila mbeti nën hijën e turpit racist nga fansat vendës.

Ndeshja e së hënës në Sofje u ndal dy herë për shkak të abuzimeve raciste që vinin në drejtim të futbollistëve me ngjyrë të “Tre Luanëve”.

Sidoqoftë, pas ndeshjes Balakov, 53-vjeçar, tha se “nuk dëgjoi asgjë”.

“Nuk jam më trajner i Kombëtares,” tha Balakov për mediet bullgare pas një mbledhje të premten.

Autoritetet bullgare deri tani kanë identifikuar 16 të dyshuar dhe kanë bërë 12 arrestime pas ndeshjes.

“I uroj sukses trajnerit tjetër, situata nuk është me lule për momentin,” shtoi Balakov. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat