Batatina: Llapit ju mohuan dy penallti 

Futboll

Batatina: Llapit ju mohuan dy penallti 

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 17:32
Batatina: Llapit ju mohuan dy penallti 

Llapi ka shënuar një fitore të thellë (4:1) përballë Trepçës’89 por Tahir Batatin duket se nuk është ndarë shumë i kënaqur kjo pasi ndeshja u zhvillua në një atmosferë të zymtë. 

Llapi ishte dënuar që ndeshjen ta luajë pa tifozë, derisa edhe futbollisti i saj Mentor Zhdrella u dënua nga disiplinori i FFK-së.

Sipas Batatinës, skuadra e tij sot luajti mirë fitoi me meritë, por gjyqtari e dëmtoi në dy raste.

“Morëm një fitore të merituar, por them se dëmtuam. Nuk jam i kënaqur me arbitrim pasi Llapit ju mohuan dy penallti. Ka ardhur koha që duhet t’ju mundësohet të fiton më i miri dhe assesi mos të ketë favorizime.

Herën e fundit erdhi këtu dhe fitoi Ferizaj dhe duhet të vazhdojmë kështu.
Sa i përket mungesës së Mentor Zhdrellës ishte bukur e ndjeshme, atij padrejtësisht iu tha kartoni i kuq dhe pezullimi i tij ishte i padrejtë,”, ka thënë Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat