Vukiçeviq është parë i dëshpëruar me humbjen nga Gjilani

Futboll

Vukiçeviq është parë i dëshpëruar me humbjen nga Gjilani

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 17:34
Vukiçeviq është parë i dëshpëruar me humbjen nga Gjilani

Gjilani ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj kampionit aktual Feronikelit me rezultat 2:1 për të marrë kryesimin në renditje, së paku deri pas ndeshjeve të nesërme.

Gjilanasit me këtë fitore ngjitën në vendin e parë në tabelë me një ndeshje më shumë sesa Drita e Ballkani që luajnë nesër, derisa Feronikeli ka mbetur bukur shumë mbrapa luftës për titull.

Trajneri i Feronikelit, Dejan Vukiçeviq është parë i dëshpëruar dhe e ka pranuar se më këtë humbje ka mbetur bukur mbrapa, por nuk dorëzohet. “Luajtëm mirë dhe nuk e kemi merituar humbjen, luftuam shumë, arritëm të shënojmë gol dhe kishim raste të mira, por nuk ia dolëm. Kundër një skuadre siç është Gjilani si rival direkt për titull nuk duhet lejuar të gabojmë ashtu dhe të pranojmë asi gola.

Ata kanë lojtarë të mirë, ndërsa ne nuk ishim përqendruar mirë. Duhet të vazhdojmë dhe të shikojmë për ndeshet e radhës, pasi tash jemi shumë larg për titull”, ka thënë Vukiçeviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat