Barcelona dhe Real Madridi vendosin për datën e zhvillimit të “El Clasico”

Futboll

Barcelona dhe Real Madridi vendosin për datën e zhvillimit të “El Clasico”

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 18:15
Foto ilustrim

El Clasico do të të mbahet më 18 dhjetor Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) shtyu ndeshjen ndërmjet Barcelonës dhe Real Madrid-it për shkak të protestave të vazhdueshme në Kataloni.

Fillimisht RFEF kërkoi të që të ndryshohet vendodhja e sfidave.

Takimi i parë të luhet në “Santiago Bernabeu”, ndërsa beteja e dytë të zhvillohet në “Camp Nou”.

Por, kjo nuk u pranua nga klubet dhe ata kanë vendosur që ndeshja do të luhet në “Camp Nou”, më 18 dhjetor.

Ndeshja ishte caktuar të mbahej më 26 tetor. Real Madrid aktualisht kryeson La Ligën, me 18 pikë, ndërsa Barcelona gjendet në vendit e dytë, me dy pikë më pakë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat