ZYRTARE: Joel Matip vazhdon kontratën me Liverpoolin

Futboll

ZYRTARE: Joel Matip vazhdon kontratën me Liverpoolin

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 19:43
Joel Matip

Joel Matip ka nënshkruar kontratë të gjatë me Liverpoolin që mësohet të jetë deri në vitin 2024.

Matip ka fituar vendin e titullarit te Liverpool me trajnerin Jurgen Klopp, dhe këtë sezon ka qenë i dobishëm duke ndihmuar skuadrën nga ‘Anfield Road’ në një start fantastik prej tetë fitoresh në tetë ndeshje.

Reprezentuesi nga Kameruni ka filluar gjashtë nga tetë ndeshjet e ligës së bashku me Virgil van Dijk këtë sezon.

Ai ishte transferuar te Liverpool si lojtar i lirë në vitin 2016 nga skuadra e Schalke.

28 vjeçari Matip, deri më tani ka regjistruar 82 paraqitje për Liverpool, duke shënuar edhe katër gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat