Messi tregon arsyet pse Neymar nuk mund të kthehet te Barcelona

Futboll

Messi tregon arsyet pse Neymar nuk mund të kthehet te Barcelona

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 20:28
Lionel Messi

Lionel Messi e sheh shumë të vështirë mundësinë e rikthimit të Neymar te Barcelona.

Ylli brazilian nuk po gëzon momente të mira në futboll në kohët e fundit, me lëndimet që i janë shpeshtuar shumë, duke e lënë jashtë fushës për shumë kohë.

Neymar në verën e fundit ka qenë afër rikthimit te Barcelona, diçka që dështoi në momentet e fundit të afatit kalimtar.

Sipas Leo Messit, ky rikthim është vështirë të ndodhë, duke e ditur mënyrën se si ai është larguar nga Barcelona.

“Së pari, është vështirë të largohet nga atje (PSG), dhe së dyti për shkak të mënyrës se si u largua nga këtu”, ka deklaruar Messi, teksa sqaronte vështirësitë e rikthimit të Neymar.

“Ka njerëz në klub dhe anëtarë që nuk do ta duan rikthimin e tij. Nëse flasim për nivelin sportiv, Neymar është një nga më të mirët në botë dhe do të ishte e shkëlqyeshme për ne, por edhe pjesa tjetër është gjithashtu e kuptueshme”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat