Trajneri i Çekisë flet për duelin kundër Kosovës, ka një mesazh për futbollistët e tij

Futboll

Trajneri i Çekisë flet për duelin kundër Kosovës, ka një mesazh për futbollistët e tij

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 20:37
Jaroslav Silhavy

Dueli i 14 Nëntorit mes Çekisë dhe Kosovës që do të zhvillohet në Plzen, pritet të jetë vendimtar sa i përket skuadrës së dytë që do të kualifikohet në kampionatin evropian.

Gjithmonë kemi parasysh faktin se fitorja e Kosovës do të ishte e pavlefshme nëse në duelin e fundit Kosova nuk barazon me Anglinë dhe Çekia e mposht Bullgarinë, gjithmonë nëse kjo e fundit nuk përjashtohet nga kualifikimet për shkak të racizmit, largimi i së cilës do ta komplikonte situatën në grup.

Ndërkaq, selektori çek, Jaroslav Silhavy, ka deklaruar se ndeshja ndaj kombëtares “verdhë e kaltër” pritet të jetë vendimtare, derisa ka shtuar se të besuarit e tij duhet të kenë kujdes:

“Ndeshja kundër Kosovës do të vendos gjithçka. Nëse vazhdojmë me paraqitje sikur përballë Anglisë, besoj që do të arrijmë të kualifikohemi. Do të ishim më të lumtur nëse ata do të gabonin, por askush nuk e priste që ne të fitonim ndaj Anglisë Anglinë dhe tani jemi një pikë para tyre në grup”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat