Bayern, 6 minuta mund t'i kushtojnë Perisic-it

Futboll

Bayern, 6 minuta mund t'i kushtojnë Perisic-it

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 22:18
Ivan Perisic

Probleme për Ivan Perisic te Bayern Munich.

Kroati nuk ka respektuar orarin e vendosur nga trajneri Niko Kovac dhe ka shkuar në qendrën stërvitore të bavarezëve me gjashtë minuta vonesë për seancën që ishte programuar të zhvillohej para ndeshjes që ekipi do të luajë këtë të shtunë kundër Augsburg-ut në 15:30.

Një minutë pas ish-yllit të Inter-it, i cili u transferuar te Bayern me formulën e huazimit gushtin e kaluar, është paraqitur në stërvitje Javi Martinez.

Sipas Bild, të dy lojtarët rrezikojnë të gjobiten. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat