Bielsa mbetet Loco, shikoni si vishet për 100-vjetorin e Leeds

Futboll

Bielsa mbetet Loco, shikoni si vishet për 100-vjetorin e Leeds

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 23:08
Bielsa

Leeds ka festuar 100-vjetorin e historisë së tij duke zhvilluar një festë të madhe për të gjithë pjesëtarët e skuadrës dhe klubit.

Një darkë që parashikonte një veshje elegante për rastin. Për të gjithë, ose pothuajse për të gjithë.

Në fakt, nëse pjesa tjetër e të ftuarve ishte paraqitur me veshje serioze, trajneri argjentinas Marcelo Bielsa ka shkuar në festë me tutat e stërvitjes.

Një tjetër lëvizje e denjë për një "loco", që nuk ka kaluar pa u vënë re nga populli i internetit, me imazhet që po bëjnë xhiron e botës. Bielsa ka arritur të befasojë përsëri të gjithë, duke u konfirmuar një personazh ndryshe nga të tjerët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat