Lampard kundër krijimit të një “Super Champions League”

Futboll

Lampard kundër krijimit të një “Super Champions League”

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 23:11
Frank Lampard

Një lider në karrierën e tij futbollistike, vazhdon ende të mbetet i tillë. E kemi fjalën për Frank Lampard, trajnerin aktual të ekipit të Chelsea-t.

Në një deklaratë për “The Sun”, tekniku ka dhënë mendimin e tij në lidhje për krijimin e një “Super Champions League” duke u shprehur kundër kësaj hipoteze, e cila mbështetet fort nga presidenti i Juventus-it, Andrea Agnelli.

Lampard është shprehur: “Skuadrat që marrin pjesë në  Champions League e meritojnë të jenë aty, duke parë se kanë mundur skuadra të tjera të kampionatit të tyre. E kanë fituar të drejtën për të luajtur kundër formacioneve më të mira, kjo është e bukura e këtij kompeticioni. Besoj se formati aktual është ai i duhuri, një ndryshim i mundshëm është ai i duhuri”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat