Pritet largimi i teknikut, lojtarët i bëjnë një ftesë të veçantë

Futboll

Pritet largimi i teknikut, lojtarët i bëjnë një ftesë të veçantë

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 23:19
Mauricio Pochettino

Tottenham nuk ka bërë një nisje të mirë të sezonit. “Spurs” kanë grumbulluar 11 pikë në tetë ndeshje dhe aktualisht ndodhen në vendin e nëntë të “Premier League”.

Ky fillim aspak i mirë sezoni, ka vënë në qendër të kritikave trajnerin Mauricio Pochettino dhe nuk janë të paktat zërat për një largim të tij.

Pochettino ka marrë një ftesë për darkë nga lojtarët e ekipit, këtë gjë e zbulon “The Sun”. Për një deklaratë për prestigjiozen tekniku është shprehur: “Kur merr një mesazh nga lojtarët që të ftojnë për darkë së bashku me stafin teknik do të mund të thotë dy gjëra: ose duan të të thonë lamtumirë ose duan të të tregojnë se janë me ty. Dhe unë mendoj se e kanë bërë për arsyen e dytë. Nëse do të donin të përshëndeteshin me mua, do ta kishin bërë këtu, jo për darkë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat