Sensi shqetëson Interin, largohet nga stërvitja i dëmtuar

Futboll

Sensi shqetëson Interin, largohet nga stërvitja i dëmtuar

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 23:25
Stefano Sensi

Stefano Sensi i ka habitur të gjithë me paraqitjet e tij me fanellën e Interit këtë fillim sezoni. Deri më tani italiani ka shënuar 3 gola dhe ka realizuar dy assist.

Stefano doli në pjesën e parë të ndeshjes Inter-Juventus në “San Siro” për shkak të një dëmtimi. Gjatë ekzaminimeve për të përcaktuar shkallën e dëmtimit ka rezultuar që lojtari ka një tërheqje muskulore të lehtë dhe ka ndjerë shqetësim në sfidën e fundit që ka zhvilluar me Interin.

Gjendja e tij do të mbikëqyret në vazhdim. Duket shumë e vështirë që mesfushori të shihet në fushë në ndeshjen e së dielës ndaj Sassuolos. Sfidë që do të zhvillohet në orën 12:30 në kuadër të javës së nëntë të kampionatit italian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat