Çështja “Kante”, Lampard tërbohet me Deschamps

Futboll

Çështja “Kante”, Lampard tërbohet me Deschamps

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 23:47
Deschamps dhe Kante

Disa ditë më parë, trajneri i Chelsea-t, Frank Lampard dhe ai i përfaqësueses së Francës, Didier Deschamps, debatuan në distancë në lidhje me sitatën e N’Golo Kante dhe Oliver Girout.

Gjatë konferencës së fundit për mediat, në prag të sfidës ndaj Newcastle, ish-mesfushori i Bluve, preferoi të lëshojë një tjetër shigjetë në drejtim të Deschamps, lidhur me grmbullimin e Kante te Franca, pavarësisht se ai ishte i dëmtuar. Rasti i radhës kur klubet dhe përfaqësueset ndeshen mes tyre.

“Dëmtimi i Kante nuk ishte gjë e vogël. Nuk ka asgjë për të qeshur, e kishim komunikuar që përpara ndalimit të kampionatit për shkak të angazhimeve të përfaqësueseve, se futbollisti nuk ishte mirë dhe se nuk mund të shkonte”, deklaroi Lampard kundër trajnerit të Francës, i akuzuar dhe shpallur fajtor që grumbulloi lojtarin.

“Duhet të mendojmë për atë që është më e mira për futbollistin. Kështu duhet të funksionojnë gjërat. N’Golo nuk është në formë, pasi ka ndjerë një shqetësim të vogël gjatë nxehmjes paa ndeshjes së Francës. Më pas, një ditë para ndeshjes së dytë të Francës bëri një test, por ishte e qartë se nuk mund të luante”, vioji Lampard i irrituar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat