Cristiano Ronaldo fiton më shumë para nga Instagrami se sa nga kontrata e tij e Juventusin

Futboll

Cristiano Ronaldo fiton më shumë para nga Instagrami se sa nga kontrata e tij e Juventusin

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 00:26
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo është një nga meshkujt më të njohur në planet. Futbollisti i Juventusit nuk është vetëm një superstar në futboll, po është gjithashtu shumë i suksesshëm – sidomos në mediat sociale.

Në fillim të kësaj jave u zbulua se Ronaldo është përfituesi më i madh në Instagram dhe gjithashtu ka një farë diference të madhe me të tjerët.

Më poshtë është lista e 10 yjeve botërore nga shumë fusha:

Cristiano Ronaldo – 38.2 milionë funte

Lionel Messi – 18.7 milionë funte

Kendall Jenner – 12.7 milionë funte

David Beckham – 8.6 milionë funte

Selena Gomez – 6.4 milionë funte

Neymar – 5.8 milionë funte

Zlatan Ibrahimovic – 3.2 milionë funte

Kylie Jenner – 3 milionë funte

Ronaldinho – 2 milionë funte

Khloe Kardashian – 975 mijë funte

CR7 e ka kthyer vetën në një markë, saqë ka tërhequr fitimet e mëdha, duke udhëhequr në vitin 2019. Në fakt, ai po fiton kaq shumë para nga mediat sociale, më shumë se paga e tij vjetore te Juventusi.

Sipas Goal.com, Ronaldo fiton me kontratë 26,39 milionë funte në vite (30 milionë euro) dhe kjo shumë është pothuajse 12 milionë funte më pak se që fiton ai në Instagram.

Prej Juventusit dhe Instagramit, portugezi fitoi mbi 64 milionë funte në vitin 2019 dhe kjo është pa sponsorizimet dhe përfitimet nga fushat tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat