Sot luhet vetëm në ndeshje në Superligen e Kosovës

Futboll

Sot luhet vetëm në ndeshje në Superligen e Kosovës

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 09:33
Superliga e Kosovës

Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdoj sot javën e 10-të me vetën një ndeshje e cila do të zhvillohet në Prishtinë.

Është skuadra e Flamurtartit, që pret në stadiumin “Xhemail Ibishi” skuadrën e Drenicës.

Ndeshje kjo që do të jetë tejet e rëndësishme për të ardhmen e të dyja skuadrave duke parë edhe renditjen tabelare të tyre.

Pas nëntë javëve të zhvilluara, Flamurtari renditet në pozitën e 10-të me gjithsej 8 pikë të grumbulluara, ndërsa Drenica në vendin e tetë me dy pikë më shumë se skuadra nga kryeqyteti.

Kjo ndeshje fillon nga ora 14:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat