Buffon ndjek rekordin e Maldinit, Sarri i jep "asist" ndaj Bologna

Futboll

Buffon ndjek rekordin e Maldinit, Sarri i jep "asist" ndaj Bologna

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 11:14
Gianluigi Buffon

Zgjedhjet e fundit do të bëhen vetëm pasi të zhvillohet seanca stërvitore e së shtunës në mëngjes, por Maurizio Sarri duket se është i orientuar të vendosë Gianluigi Buffon mes shtyllave të portës në Juventus-Bologna, si dhe Gonzalo Higuain, së bashku me Cristiano Ronaldo, në sulm. I pari, 41 vjeç, për më tepër, ndjek ende rekordin absolut të ndeshjeve të luajtura në Serie A, të mbajtur nga Paolo Maldini. I dyti, argjentinasi, ndryshe nga bashkatdhetari i tij, Dybala, qëndroi në “Vinovo” për t’u stërvitur rregullisht edhe gjatë pushimit (kur luajtën kombëtaret).

Për pjesën tjetër të formacionit, përkundër rikuperimit të Danilo, kolumbiani Cuadrado do të konfirmohet si mbrojtës i djathtë, me Alex Sandro në anën tjetër. Dueti Bonucci-De Ligt vijon në qendër të mbrojtjes. Konfirmohet në mesfushë, gjithashtu, Pjanic, në “kullën e regjisë” bardhezi, duke pasur në krahë Khedira dhe Matuidi. Pas dy sulmuesve do të luajë Bernardeschi. Ramsey është rikuperuar, por duhet ta fillojë nga pankina këtë ndeshje. Përveç Chiellini, edhe De Sciglio e Douglas Costa, lëndimet e të cilëve janë akoma në përmirësim, mbeten jashtë skuadrës së grumbulluar. Po kështu, Mario Mandzukic, i cili nuk do të thirret nga Sarri për të qenë gati.

Formacioni i mundshëm
JUVENTUS (4-3-1-2): Buffon; Cuadrado, Bonucci, de Ligt, Alex Sandro; Khedira, Pjanic, Matuidi; Bernardeschi; Higuain, Ronaldo
BOLOGNA (4-2-3-1): Skorupski; Mbaye, Danilo, Denswil, Krejci; Poli, Svanberg; Orsolini, Soriano, Sansone; Palacio

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat